Webi I Bossit

Horoskopi

 

 Dashi Gjatë këtij viti shenja e danuts do të ketë një vit pozitiv për dashurinë, edhe pse duhet të mbani veten nën kontroll, kryesisht nuk duhet të shfaqeni kokëfortë dhe me dëshirën për të dominuar.Gjatë pranverës do të keni një fazë pozitive, ndërsa vera do të sjellë momente me ulje dhe ngritje. Ata që janë ende beqarë do të kalojnë momente erotike të forta. Mos u nxitoni, pasi do të dini të mblidhni frytet në kohën e duhur. Fundi i vitit mund t‘ju sjellë ndonjë keqkuptim në sferën e ndjenjave. Do të keni raporte shumë të mira me ujorin, luanin dhe binjakët, ndonjë keqkuptim me shenjën e bricjapit dhe gaforres. Do të keni arritje të mëdha në punë dhe në karrierë. Tashmë objektivat tuaja do të realizohen edhe pse më parë u dukeshin të paarritshme. Përpiquni të përfitoni nga kjo situatë dhe kujdes nga kolegët që do të përpiqen t‘u vënë shkopinj nën rrota. Gjatë pranverës gjërat do të jenë më të vështira, por mos u nxitoni që të veproni pa menduar më parë, në mënyrë që të merrni rezultatet e dëshiruara. Vera do të jetë e shkëlqyer në fushën profesionale dhe do të shfaqeni si një njeri shumë i zoti. Vjeshta do të jetë negative, por është një fazë kalimtare dhe duhet të dini se si të luftoni. Nuk duhet të kini frikë nga askush. Gjatë vitit 2008 do të jeni në formë të shkëlqyer dhe iu këshillohet që të merreni me sa më shumë sport, kryesisht me vrap. Përpiquni të visheni në mënyrën e duhur. Kujdes edhe me ushqimin, sidomos në muajt maj dhe qershor. Evitoni dietat para verës. Viti 2008 nuk do të shënojë të ardhura të shumta për ju, por as humbje të shumta. Do të ishte mirë që të kursenit në mënyrë që në vjeshtë të bënit pushime. Në muajt e parë të vitit të ardhshëm mund të merrni disa ditë pushime në vendet alpine, ndonjë udhëtim në vendet tropikale, pse jo ushtime dhe përtej oqeanit.


 
 

Demi Fillimi i vitit të ardhshëm do t‘u dhurojë kënaqësi në fushën e ndjenjave. Do të krijohen kushte të favorshme për të krijuar lidhje të reja dashurore. Nëse jeni çift do të zbuloni magjinë e lidhjes, ndërsa nëse jeni beqarë do të zbuloni emocione të reja. Do të ketë muaj ku dashuria do të jetë padrone, ajo dashuri e ëmbël dhe e pasionuar për të cilën keni me të vërtetë nevojë. Mos e teproni me mjaltin se mund ta bezdisni partnerin, pasi një zënkë e vogël bën gjithnjë mirë në një lidhje. Në pranverë me rritjen e temperaturës do të rritet edhe erotizmi juaj, sidomos ata që janë beqarë mund të kenë aventura dashurie. Nëse jeni të martuar është momenti më i mirë për të konsoliduar raportin.Në maj ndonjë gjë mund edhe të mos shkoj mbarë, por prisni pak dhe do të shpërbleheni. Vera do të ketë momente pikante, mund të ketë dashuri të reja, por edhe kthim tek ato të vjetrat. Prandaj mbylleni një sy dhe hidhuni në krahët e pasionit, është periudha e artë e dashurisë. Një këshillë: mos u bëni posesiv, lëreni partnerin të marrë frymë. Për sa i përket punës, në muajt e parë të vitit 2008 nuk do të jeni të vëmendshëm dhe kjo do të ndikojë në punën tuaj, nuk do të arrini të përfundoni disa nga planet tuaja. Por mos u mërzisni, gjithçka do të harrohet në mars, pasi çdo gjë do të zgjidhet. Në prill do të kaloni një periudhë pozitive, që do t‘u ndihmojë në karrierë. Do të ndiheni më aktivë dhe më prodhimtarë. Mos u stresoni shumë dhe ndonjë orë në ditë mund të merreni me ushtrime fizike. Do të ndieni një nevojë për pushim në shtator dhe tetor, prandaj atëherë merrni pushimet. Viti i ardhshëm do të jetë i favorshëm për anën ekonomike, do të keni të ardhura të mira. Në pranverë do të bëni një udhëtim të papritur, mos u mendoni dy herë, nisuni. Në pushime mos u largoni shumë nga shtëpia dhe do të zbuloni se ka vende të mrekullueshme ku mund të kaloni ditë të qeta.


 
 

Binjakët Nuk do të jetë shumë entuziastë fillimi i vitit të ardhshëm, madje mund të jetë një periudhë e rrezikshme për çiftet: keqkuptime, zënka që vijnë si pasojë e influencës negative të disa planetëve. Përpiquni të përdorni zgjuarsinë për të shmangur epilogë jo të këndshëm. Çiftet duhet ta përballojnë këtë situatë të vështirë. Që në muajin shkurt marrëdhënia juaj do të vështirësohet. Kujdes, pasi dikush prej jush mund të fillojë që të ndiejë më shumë dhe do të zbulojë gjëra të reja. Në pranverë do të merrni frymë lirisht. E njëjta gjë do të ndodhë edhe për personat beqarë, kujdes nga ftohjet në lidhje dhe mos fyeni personat të cilët i doni shumë. Maji dhe qershori do të jenë plot ndjenja dhe harmoni, të cilën po e kërkoni me shumë këmbëngulje. Do të jetë një periudhë plot përkëdheli. Në verë do të keni prapë një periudhë ftohjeje dhe çiftet do të vihen në një provë shumë të madhe dhe duhet t‘i kushtoni sa më shumë kohë partnerit. Më në fund do të vijë vjeshta ku do të gjeni pak paqe dhe pasion. Do të arrini të fitoni dhe besimin e humbur. Do të keni marrëdhënie të mira me ata që i përkasin shenjës së peshores, ujorit dhe luanit. Fillimi i 2008 do të ketë lajme të mira për projektet në punën tuaj të cilat do të shohin dhe dritën e realizimit. Në pranverë do t‘u duhet të kaloni disa pengesa të cilat do të bëhen më të lehta falë inteligjencës suaj. Në verë është mirë që të pushoni, pasi yjet nuk janë të favorshme. Vjeshta do të sjellë normalitetin. Mos u mërzisni se nuk mund të përballoni të gjitha gjërat që keni marrë përsipër. Duhet të keni kujdes nga ndonjë ftohje, prandaj kujdesuni më shumë për shëndetin. Do të jeni të lodhur nga stresi që do kaloni në këtë periudhë. Vitin e ardhshëm do të bëni shumë shpenzime, pasi do të investoni mjaft para. Do të keni pak të holla për të përballuar ndonjë udhëtim të largët, prandaj përpiquni të qëndroni sa më afër shtëpisë.


 
 

Gaforrja Muajt e parë të 2008 do të jenë periudhë pauze dhe meditimi, përpiquni të dëgjoni ankesat e partnerit tuaj dhe të jetoni të qetë me emocionet e reja. Mos jini pesimist, mërzia po merr fund.Pranvera do të jetë plot surpriza, marrëdhënia juaj shkon shumë mirë, në kërkim të emocioneve të reja. Bashkëpunimi me partnerin do të çojë në një përmirësim të lidhjes. Për beqarët marsi do të jetë i mrekullueshëm. Prilli mund t‘ju sjellë pak mërzi, përpiquni të mos jeni egoistë dhe mundohuni të respektoni ndjenjat e të tjerëve. Në maj gjithçka do të ecë mirë, madje pasioni do të kthehet në plan të parë. Në verë do të jeni më të dashur dhe do të shpërbleheni nga partneri për këtë gjë. Gushti dhe shtatori do të jenë të favorshëm për beqarët, ndërsa për çiftet do të ketë një keqkuptim, por të dy së bashku do të krijoni një çift të fortë. Përpiquni të mos mbani sekrete, pasi siç e dini gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Gjatë vjeshtës do të keni momente relaksi, përjetojini këto çaste sa më mirë. Në dhjetor do të keni shkëndijat që do t‘u ndezin më shumë. Do të keni marrëdhënie të mira me ata që i përkasin shenjës së akrepit dhe peshqit, ndonjë keqkuptim me peshoren dhe bricjapin. 2008 në fushën profesionale do të jetë një shpërblim për lodhjen e deritanishme. Projektet tuaja do të realizohen dhe do të ndiheni të kënaqur. Do të jeni prodhimtarë, sidomos gjatë muajit mars. Duhet të luftoni edhe ndaj pengesave të shumta, të cilat do t‘u bëjnë edhe më të fortë. Ndonjë problem i vogël në shtator dhe fundi i vitit do të jetë realizimi i gjithë punës suaj.Jeni pak dembelë dhe kjo gjë e dobëson trupin tuaj. Përpiquni të mos dilni nga shtëpia në ditët e ftohta dhe vishuni mirë. Duhet të jeni të kujdesshëm në ushqim dhe bëni aktivitete fizike.Paratë nuk do t‘u mungojnë gjatë këtij viti, edhe pse nuk do të keni kohë t‘i harxhoni. Disa të holla të paparashikuara mund t‘u vijnë në pranverë. Ndërsa vjeshta do të jetë vetëm udhëtime.


 
 

Luani Dëshira për të filluar vitin e ri me shumë dashuri nuk do të realizohet, të paktën për janarin. Është një periudhë ku duhet t‘i përkushtoheni partnerit, ose nëse jeni beqarë duhet të dëgjoni atë që u ndodhet pranë. Në shkurt mund të lindin dashuri të reja apo aventura me njerëz që i njihni prej pak kohësh. Njohjet e reja, por edhe çiftet do të jetojnë një pranverë "hot". Do të bëheni të parezistueshëm. Jetojeni sa më mirë këtë periudhë dhe kini sa më shumë besim në vetvete. Në pranverë mund të hasni në ndonjë pengesë në rrugën drejt lumturisë. Mund të ndiheni të pasigurt dhe kjo gjë i kushton shumë partnerit tuaj. Mos pretendoni gjëra të pamundura nga njerëzit që u rrinë pranë, përpiquni ta kaloni këtë situatë pa shumë përplasje. Në verë gjërat do të shkojnë më mirë, aventura për beqarët dhe përjetime të mira për çiftet, që do të eksperimentojnë mënyra të reja për të ruajtur marrëdhënien. Në shtator do të jetë një periudhë gjithë pasion, që do të shkojë drejt një vjeshte mbytëse, ku do të ketë edhe disa keqkuptime. Viti do të mbyllet teksa jeni në kërkim të dashurisë së vërtetë dhe qëndroni një moment që të kuptoni ata të cilët u qëndrojnë afër. Marrëdhënie të mira me binjakët dhe peshoren, disa keqkuptime me demin, ujorin dhe bricjapin. Viti i Ri nuk do të jetë i mbarë në fushën profesionale. Do të keni debate me kolegët dhe do të harxhoni energji të kotë në diskutime. Nuk do të mund të realizoni të gjitha planet tuaja. Kërkoni një moment refleksioni dhe gjeni një çast tjetër për të reaguar. Mos ua hidhni fajin kolegëve. Pas një vere të lodhshme, do të vijë një periudhë në vjeshtë ku do të ndiheni më mirë. Do ta kujtoni vitin 2008 si një vit sakrificash.Do të jeni plot energji dhe në pranverë do të jeni në formë, edhe pse nga gripi mund të kaloni ndonjë ditë në shtrat. Fillimi i vitit do të ketë të ardhura të mbara.


 
 

Virgjëresha Do të gjendeni në një det plot tallaze, kështu do të paraqitet dashuria për ju që i përkisni shenjës së virgjëreshës. Inati që do të mblidhni gjetkë do ta shfryni te partneri juaj. Dëshira juaj për të dominuar mund të dëmtojë marrëdhënien në çift. Duhet të jeni më pak impulsivë dhe të keni më shumë besim te partneri dhe përpiquni që të nxirrni inatin gjetkë, duke mos plagosur njerëzit që u rrinë pranë. Me ardhjen e shkurtit ujërat do të qetësohen. Për ata që janë beqarë muajt e ftohtë do të jetë periudha më e mirë për t‘u kujdesur për veten tuaj. Nuk do të mungojnë as historitë e dashurisë apo aventurat.Në pranverë do të nisë një stinë plot përkëdheli, sidomos për ata që kishin kaluar kohë të këqija më parë. Partnerët do të zbulojnë dashurinë dhe dëshirën për të kaluar kohën së bashku. Gjërat do të saktësohen më mirë gjatë verës. Për beqarët do të vazhdojë momenti magjik në kërkim të erosit, të nisur pak kohë më parë, histori të reja. 2008 do të mbyllet me një vjeshtë shumë të qetë, në kërkim të besimit dhe raportet me partnerin do të jenë shumë të mira. Raporte të mira këtë vit me demin, bricjapin dhe peshoren, ndonjë keqkuptim me ujorin dhe peshqit.Në fillim të 2008 edhe ana profesionale nuk do të shkojë ashtu si duhet. Një gjë e tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet me kolegët tuaj, prandaj përpiquni të ruani qetësinë deri në fillim të pranverës, kur fuqitë tuaja do të ripërtëriten. Do të keni mundësi që të merrni disa ditë pushime në periudhën e verës pas një gjendjeje tejet të stresuar. Do vazhdoni të punoni se gjithçka do të shpërblehet më pas. Në vjeshtë do të ndiheni fitues për projektet e realizuara deri tani. Muajt e parë të vitit tjetër duhet të keni kujdes nga ndonjë ftohje. Gjatë kësaj periudhe nuk do të udhëtoni shumë dhe do të qëndroni në shtëpi.


 
 

Peshorja Fillimi i vitit do të jetë i shkëlqyer për peshoren, pas hyrjes në shenjën tuaj të disa planetëve. Dashuria është në qendër të vëmendjes suaj. Do të ndieni më shumë dashuri për partnerin tuaj të cilin e kinuts lënë pas dore kohët e fundit. Shumë kënaqësi edhe për beqarët, do të jeni shumë komunikues dhe do të bëni njohje të reja, kush e di aty mund të gjeni dhe dashurinë e vërtetë. Pasioni do t‘u udhëheqë në stinën e ftohtë dhe patjetër që do të keni një njeri që do t‘ua ngrohë zemrën. Në mars do të keni ndonjë keqkuptim me partnerin, periudhë e cila do të kalojë shpejt. Vera do të jetë e shkëlqyer dhe ju do të jeni në majat më të larta, gjithçka do t‘u shkojë më së miri. Por nuk duhet që ta ekzagjeroni me moralin, pasi do të bezdisni personin që u rri pranë, ndërsa beqarët në këtë periudhë do të bëjnë për vete ndonjë person. Në gusht gjithçka do të qetësohet dhe do të jetoni çaste të gëzueshme. Në vjeshtë do të ndiheni të përkëdhelur, por do të merrni edhe lajme të gëzueshme. Do të ndiheni më të sigurt në gjërat që bëni dhe do të ndieni se marrëdhënia juaj është më e fortë se kurrë. Viti do të mbyllet i qetë dhe ju do të jeni të gatshëm për një vit të ri.Një fillim viti shumë i mirë, pasi do të ndiheni se jeni në qendër të vëmendjes në projektet që do të realizoni në punë ku do të keni dhe rolin e liderit. Deri në fund të verës do t‘u duhet që të kaloni një provë të vështirë dhe çdo ditë do të keni sfida të reja për të kaluar, ju do të ktheheni gjithsesi fitimtarë. Kjo është një periudhë e artë për ju, prandaj duhet që ta shfrytëzoni sa më mirë. Në qershor mund të merrni ndonjë ditë pushim dhe në korrik do të nisni me energji të reja punën. Nuk duhet të nxitoheni dhe gjithçka duhet ta bëni në kohën e duhur. Do të keni një shëndet shumë të mirë këtë vit, e vetmja gjë është të mos dembeloseni shumë.


 
 

Akrepi Viti i ardhshëm do të fillojë i qetë këtë vit dhe marrëdhëniet tuaja me të tjerët do të jenë shumë të mira. Do të vihet re një harmoni mes jush dhe partnerit, pas një periudhe të gjatë keqkuptimesh. Ndërsa për ata që janë beqarë keqkuptimet do të vijnë si pasojë e këmbënguljes dhe kokëfortësisë suaj.Katër muajt e parë të vitit do të jenë të qeta për ju pa shumë kokëçarje, do të kaloni momente të forta erotike me njeriun e zemrës. Në fund të pranverës do të kaloni momente të vështira në lidhje, madje ndonjëri prej ju të shenjës së akrepit mund të bëjë edhe ndonjë hap të gabuar. Përpiquni që mos t‘u rrëmbejë inati.në këtë periudhë mos u bëni më shumë egoistë, duke u treguar më shumë krenar nga ç‘duhet. Në verë do të shpërthejë sërish pasioni, të ndihmuar edhe nga sharmi juaj. Vjeshta do të sjellë me vete pasionin e verës dhe do të shiheni me sy të mirë nga ana e njerëzve që u rrethojnë. Kujdes nëse jeni të fejuar, shikimet jo shumë të pafajshme do të bien në sy të partnerit tuaj dhe pastaj do të keni shumë probleme. Dhjetori do jetë më i "ngrohtë" se gushti, pasioni i yjeve do të bëhet edhe më i fortë, do t‘iu bëjë më të sigurt për aftësitë tuaja. Do të keni marrëdhënie të mira me peshqit dhe akrepin, ndonjë keqkuptim me demin dhe luanin. Do të keni një vit të shkëlqyer edhe në fushën profesionale, kjo nuk do të thotë se çdo gjë do të shkojë vaj, pasi do ketë edhe ndonjë problem për të kaluar. Në muajt e parë të vitit të ardhshëm do të përfundoni disa projekte të rëndësishme, edhe pse do të kaloni net pa gjumë, nga frika se nuk do t‘ia dilni mbanë. Ndonjë pasiguri në muajin mars, kur mund t‘u ndodhë ndonjë e papritur, por do t‘ia dilni mbanë duke u treguar të tjerëve se çfarë jeni në gjendje të bëni. Edhe nga ana shëndetësore gjithçka do të shkojë më së miri, me përjashtim të ndonjë problemi të vogël. Ndërsa të ardhurat tuaja do të jenë aq të shumta sa do t‘u duhet të blini një portofol të ri


 
 

Shigjetari Fillimi i vitit do të jetë i qetë për personat që i përkasin shenjës së shigjetarit. Në muajt e parë të vitit të ardhshëm ju do të ngroheni nga dashuria e partnerit tuaj, ndërsa Venusi u bën të jeni të parezistueshëm dhe askush nuk do të guxojë t‘ju thotë "jo". Edhe për beqarët do të ketë gjëra pozitive, edhe ju do të ngroheni nga zjarri i pasionit të një personit për të cilin as që e dinit se ekzistonte. Në pranverë mos u frikësoni nga ndonjë erë e lehtë ftohjeje, prandaj përpiquni të mbani fort dashuritë që keni, sepse edhe ato mund të largohen. Në prill gjithçka do të kthehet si më parë dhe ju do të buzëqeshni. Në maj përgatituni të zbuloni periudhën më të bukur të dashurisë, pasi do të vazhdojë të jetë i tillë deri në fund të 2008, përveç ndonjë keqkuptimi të vogël me personin e zemrës. Do të jeni tejet tërheqës dhe përpiquni të mos zgjoni xhelozinë te partneri juaj. Ndërsa ju beqarëve u lejohet gjithçka gjatë periudhës së verës dhe vjeshtës dhe nuk do të keni asnjë problem. Do të njiheni me njerëz të rinj, përpiquni të jeni më xhentil dhe jo shumë agresiv. Për çiftet 2008 do të mbyllet ashtu si nisi, i qetë dhe plot dashuri. Do të keni marrëdhënie të mirë me të lindurit në shenjën e luanit, ujorit dhe danuts, ndonjë keqkuptim me bricjapin dhe demin. Edhe në fushën profesionale fillimi i vitit do të jetë shumë i mirë, projekte të reja dhe mundësi të reja që do t‘i shfrytëzoni sa më mirë që të jetë e mundur. Pesha e përgjegjësisë do të ndihet në pranverë dhe sipërmarrja juaj mund të vihet në dyshim, megjithatë duhet të jeni këmbëngulës. Në maj do të jeni më shumë prodhues dhe çdo gjë në punë do të shkojë më së miri. Fundi i vitit do t‘ju sjellë më shumë kënaqësi dhe gjithçka do të kthehet në favorin tuaj. Vitin e ardhshëm do të jeni plot energji dhe do të jeni në gjendje të përballoni gjithçka. Bëni kujdes me regjimin.


 
 

Bricjapi Për ju të shenjës së bricjapit, fillimi i vitit të ardhshëm do të jetë një mrekulli: gjithçka do të shkëlqejë në të gjitha fushat e jetës. Do të jenë të favorizuar ata që udhëtojnë jashtë vendit për studime apo për të bërë tregti. Shumë gjëra do të ndodhin në jetën tuaj, sidomos ata që kanë një raport të konsoliduar. Do jeni plot ndjenja dhe do të kaloni momente të paharrueshme me partnerin tuaj, do të ketë shumë pak vend për njerëzit e tjerë, pasi për ju nuk ekziston askush tjetër. Për fat të keq në mars do të zgjoheni nga ëndrra e bukur dhe do të ktheheni në realitet, kur do të keni një zënkë me partnerin. Dikush do të vihet mes jush, por ju do të keni kujdes. Nëse do të kaloni së bashku momentet e vështira, maji do të jetë një muaj shumë i bukur dhe gjithçka do të kthehet ashtu si ishte më parë. Projekte të rëndësishme për ata që duhen çmendurisht, madje nuk është çudi të flitet edhe për ndonjë martesë. Gjatë muajve të verës, përkujdesja do të kthehet në pasion dhe eros në nivele të larta.Në shtator do të keni një moment pauze dhe dot merrni lajme jo fort të mira, prandaj përpiquni të jeni besnikë dhe mos dyshoni për partnerin tuaj. Po kështu një periudhë shumë të mirë do të kalojnë edhe beqarët gjatë vjeshtës, momente që nuk do t‘u hiqen kollaj nga mendja. Gjatë këtij viti do të keni një mirëkuptim me virgjëreshën dhe demin, keqkuptime me gaforren dhe peshoren. Në muajt e parë të 2008 do të keni shumë fat dhe ju do të arrini të realizoni planet për të cilët keni kohë që po punoni. Do të bashkëpunoni më shumë me kolegët tuaj dhe do të keni mundësi që të sqaroni debatet e mëparshme. Për aftësitë tuaja do t‘u përgëzojnë edhe kolegët, prandaj duhet që të punoni edhe më shumë për të arritur objektivat. Për gjithë vitin e ardhshëm do të jeni në formë dhe me shëndet të mirë. Gjatë 2008 nuk do të keni shumë të ardhura, edhe pse do të keni më shumë lekë se më parë.


 
 

Ujori Mbaroi dhe 2007 dhe tani fillon një periudhë e re për ju ujorët në fushën e dashurisë dhe do të keni një fillim viti shumë të mirë. Muajt e parë të vitit do t‘i kushtohen erosit që u ka munguar gjatë kësaj periudhe, sidomos nëse do të bëni atë që ndieni në të vërtetë. Do të duhet të përballoni frikën tuaj. Kështu beqarët do të kenë eksperienca të reja, që do të jenë plot eros. Në pranverë do të keni një krizë, pasi do t‘u shkojnë ndërmend shumë dyshime dhe do të keni shumë probleme. Por mos bëni të njëjtat gabime dhe hiqini nga mendja gjërat e këqija. Kalojeni sa më shpejt këtë periudhë dyshimesh dhe do të jetoni mirë me njeriun që gjithnjë e keni ëndërruar. Në verë karakteri juaj do t‘u sjellë ndonjë problem, prandaj përpiquni të pastroni ndërgjegjen tuaj dhe arsyetoni mbi atë që bëni dhe thoni. Në vjeshtë do të shkëlqeni sërish dhe do të rrethoheni nga dashuria dhe pasioni. Do të ndieni ndonjë frikë kur mendoni se lidhja që keni do të bëhet më serioze. Për të kaluar këtë periudhë nuk iu duhet gjë tjetër veçse të flisni, të flisni për t‘i sqaruar gjërat me partnerin. Do të keni marrëdhënie të mira me dashin, binjakët dhe peshoren, ndonjë përplasje me luanin, virgjëreshën dhe akrepin. Viti i ardhshëm do të jetë shumë i mirë në fushën profesionale. Do të jeni të sigurt për idetë tuaja, të cilat do të jenë origjinale dhe produktive dhe do të arrini që të bindni kolegët tuaj. Edhe pse dikush do të mundohet që t‘u pengojë në punë ju do t‘ia dilni mbanë, prandaj mos u zmbrapsni përballë vështirësive që do të hasni. Vera do të shfaqet me ritme të ngadalta dhe do të ndiheni pak të dembelosur. Vjeshtën do ta nisni me më shumë energji dhe projekte. Do të jeni gjithë kohën aktivë dhe kjo falë shëndetit tuaj shumë të mirë. Do të keni të ardhura të mira sidomos në muajt e parë të vitit të ardhshëm. E gjithë puna juaj tani do të kthehet në para. Tani do të mund t‘ia lejoni vetes edhe ndonjë ditë pushimi.


 
 

Peshqit Një fillim viti jo shumë entuziast për sa i përket dashurisë. Do të keni më shumë nevojë për të qëndruar vetëm sesa për të ndarë gjëra me partnerin. Nëse jeni beqarë një gjë e tillë do t‘u sjellë në qendër të vëmendjes të personave të tjerë. E gjitha kjo situatë do të mbyllet në pranverë, kur pasioni do të kthehet në zemrën tuaj dhe dëshira për t‘u përkëdhelur do të kthehet sërish. Përpiquni të fitoni kohën e humbur dhe të jetoni lidhjen, kërkoni lidhje dhe njohje të reja dhe do të shikoni se do t‘u kthehet buzëqeshja. Në verë do të ndiheni të hallakatur dhe dëshira për liri mund t‘u çojë në situata të rrezikshme. Jeni në kërkim të aventurave të reja dhe personave të tjerë dhe e shikoni partnerin si pengesë, por e dini se thellë zemrës suaj një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Prandaj përpiquni të flisni me partnerin dhe ai di se si t‘iu ndihmojë dhe t‘u kthejë buzëqeshjen. Mos hidhni poshtë atë që keni ndërtuar deri tani. Në vjeshtë, dashuria do të mbushë zemrën, do të ndiheni të dashuruar. Edhe beqarët në këtë periudhë do të hidhen në krahët e ndonjë miku apo mikeshe ideale. Në fund të dhjetorit do të kaloni një periudhë apatike, por që do të kalojë shumë shpejt. Do të keni marrëdhënie të mira me gaforren dhe demin, ndonjë keqkuptim me shigjetarin dhe peshqit. Fillimi i vitit do të jetë shumë i mbarë në fushën profesionale që do të shoqërohet me të ardhura të mira. Do të shfrytëzoni më së miri njohjet dhe aftësitë tuaja dhe ata që u rrethojnë do ta kuptojnë se do të jepni maksimumin. Do të shikoni se keni për të arritur maksimumin tuaj. Në verë do të ndiheni pak të lodhur, por kjo do të jetë një periudhë pushimi që do t‘iu çojë drejt suksesit. Kjo do të jetë një periudhë shumë e mirë në karrierën tuaj. Për shëndetin duhet të bëni kujdes nga ndonjë ftohje, prandaj vishuni mirë. Shkarkoni tensionin duke u marrë me sport dhe çlodhja do të vijë më pas.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free